Më shumë burra sesa gra të infektuar me HIV/AIDS, raporti 3 me 1
Olimbi Hoxhaj, drejtore ekzekutive e shoqatës së personave me HIV/AIDS, tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” se ka më shumë burra sesa gra të infektuar me këtë sëmundje.
Sipas saj, raporti është 3 me 1. Nga 80 raste të diagnostikuar këtë vit, 61 ishin djem dhe burra, ndërsa 19 vajza dhe gra.
“Kemi dhe dy raste te fëmijët, te grupmosha nën 14 vjeç. Kemi një rast të transmetimit vertikal që është transmetuar nga nëna dhe një rast tjetër që akoma është në investigim dhe nuk ka dalë raporti përfundimtar se ku ka ndodhur infektimi, pasi prindërit janë negativ,” – u shpreh Hoxhaj.
1 Dhjetori njihet ndryshe si Dita Botërore kundër HIV–AIDS (SIDA).
E vendosur që në vitin 1988, kjo datë është një ditë reflektimi dhe përpjekjesh jo vetëm për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, por edhe për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës.
HIV-AIDS mbetet një nga sfidat e shekullit jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën, ndonëse shëndetësia dhe shkenca kanë përparuar dhe personat e infektuar mund të jetojnë gjatë dhe të bëjnë një jetë normale.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta