Rama telefonatë me kryeministrin britanik për emigrantët

1 Dhjetor 2022 | 18:21

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria do të punojnë së bashku për të trajtuar migracionin ilegal.

Kryeministri britanik, Rishi Shunak zhvilloi të enjten një bisedë telefonike me homologun shqiptar, Edi Rama, me të cilin vlerësoi kontributin pozitiv të komunitetit shqiptar që jeton në Britani. Shunak kërkoi gjithashtu më shumë bashkëpunim për të frenuar emigrantët e paligjshëm, por edhe për të luftuar krimin e organizuar.

Në njoftimin e Downing Street thuhet:

Ata diskutuan planet për të rritur bashkëpunimin, të adresojnë sfidat e përbashkëta, përfshirë mbylljen e hapësirave që po parandalojnë kthimin e shpejtë të azilkërkuesve të refuzuar. Kryeministri Shunak dhe kryeministri Rama shprehën gatishmërinë të bashkëpunojnë së bashku për të trajtuar këto çështje dhe për të thelluar marrëdhënien e gjerë Mbretëri e Bashkuar-Shqipëri.

Marrëdhënia e gjatë dhe partneriteti i ngushtë mes dy vendeve ishte gjithashtu në fokus të bisedës, gjatë së cilës liderët u angazhuan për të forcuar bashkëpunimin në tregti, investime, mbrojtje, përfshirë sigurinë kibernetike.

Londra kërkon të përfshijë Shqipërinë në të ashtuquajturën listë e bardhë, çka do të mundësonte një refuzim të shpejtë të kërkesave për azil të shqiptarëve dhe riatdhesimin e menjëhershëm të tyre.

Vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti, mbi 11 mijë shqiptarë hynë në Britaninë e Madhe me gomone.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët

Kapiteneria e Portit të Vlorës ka dalë me një njoftim për përkeqësimin e kushteve hidrometeorologjike detare që parashikohet të ndodhin gjatë ditës së premte dhe...
16:30 | 23/07/2026

Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)

Gjatë seancës së sotme në Kuvend u krijuan mjaft trazira nga deputetët e opozitës të cilët bllokuan foltoren. Prezent në seancë ishte dhe kryeministri Edi...
16:26 | 23/07/2026

Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte

Pas parashikimeve meteorologjike për përfshirjen e zonës së Vlorës nga fenomene të paqëndrueshme atmosferike gjatë ditës së premte, Bashkia Vlorë u ka bërë apel qytetarëve...
15:33 | 23/07/2026