Pse do protestojmë më 6 dhjetor? Berisha tregon arsyen

2 Dhjetor 2022 | 12:26

Në një takim me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se protesta e 6 dhjetorit është një kundërsulm mbi dëmin e Edi Ramës ndaj imazhit të Shqipërisë.

“Por pse ne protestojmë më 6 dhjetor? Së pari që t’u bëjmë me dije se vërtet Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë, sipas të dhënave tuaja, por shqiptarët nuk janë, nuk pajtohen, janë kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë tyre.
Të gjitha raportet e BE janë negative për krimin dhe korrupsionin në Shqipëri. Udhëheqësit e BE e dinë se qeveria është e korruptuar, por ata duhet të mësojnë se populli nuk është i korruptuar, është Edi Rama dhe qeveritarët e tij. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dalim në protestë për këtë. Shqipëria në raportet ndërkombëtare cilësohet narkoshtet. Le të mësojnë shtetarët e BE se qytetarët janë kundër trafikut të drogës, por trafikun e bëjnë klanet qeveritare”, u shpreh kreu i PD-së.

“Protesta do tregojë se ne nuk dorëzohemi, por do luftojmë për liritë tona dhe vlerat evropiane dhe kundër anëve të zeza të kësaj qeverie, që i ka të panumërta.
Protesta e 6 dhjetorit është një kundërsulm mbi dëmin e Edi Ramës ndaj imazhit të Shqipërisë. Imazhin e Shqipërisë nuk e nxijnë protestat, por e nxijnë korrupsioni dhe krimi qeveritar”, shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026