Berisha tregon detaje: Biznesmeni Amant Josifi ndodhet në Dubai
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në një konferencë me gazetarët se biznesmeni Amant Josifi ndodhet në Dubai, pasi u shpall në kërkim nga autoritetet.
Berisha hodhi akuza ndaj qeverisë pasi tha se paratë që përfitoheshin përmes mashtrimit janë depozituar për ndërtimin e portit të Durrësit.
“Është e katërta herë që e denoncoj unë këtë. Ku është Amanti tani, thoni ju? E njoftuan dhe ia mbathi. Disa burime më thonë se ka shkuar në Dubai. Se atje ua paraqit ai të gjithë Bitcoin-ët e vjedhur. Se i kanë vjedhur në në mënyrë skandaloze. Vendose në këtë aplikacion, dhe pa i thënë asgjë pronarit, e fusnin në kuletën e tyre dixhitale. I kthenin në euro e dollarë, për të ndërtuar Dubain e Ramës, apo të tjera kulla.
Kurse një pjesë të tyre, se ato ishin 2.2 miliardë, i depozitonin në Dubai.
Dubain e kanë parajsën. Por edhe atje, fatmirësisht, FBI ka bërë operacione jashtëzakonisht sensitive. Uroj dhe shpresoj që t’i shkojnë deri në fund.
Të kuptojnë shqiptarët atëherë se gjithçka në këtë qeveri është mafioze, mafioze dhe vetëm mafioze”, u shpreh Berisha.
Autoritetet spanjolle kanë lëshuar një urdhër-arresti për Amant Josifin, pronar call-center në Shqipëri.
Media më e madhe spanjolle “EL PAIS” shkruan se ai ka lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, si dhe është këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes.
Ky zbulim është bërë pas aksionit që u iniciua nga policia spanjolle dhe që çoi në kontrolle dhe arrestime në Shqipëri.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni