Biznesi në kolaps, mbi 2.000 njësi tregtare të vogla në Shkodër shpallin falimentin

24 Shtator 2020 | 10:41

Një nga sektorët më të goditur nga pandemia është biznesi i vogël, i cili pavarësisht ndihmave të qeverisë në të shumtën e rasteve ka shkuar drejt falimentit.

Bizneset në Shkodër kanë pësuar humbje të mëdha dhe shume prej tyre kanë ulur qepenat për të mos i ngritur më. E tillë është situata në tregun e veshjeve në Shkodër.

Një vit më parë ky treg ka qenë i tejmbushur nga blerësit, ndërsa tani shumica e bizneseve janë mbyllur .

Fiqiret Kaca tregtar prej vitesh shprehet se situata e biznesit është përkeqësuar. Vështirësive të pagesave të taksave të larta tashmë i është shtuar dhe situata e pandemisë.

“Konsumi ka ardhur duke rënë, taksat hiqet një e vogël dhe shtohet një tjetër më e madhe”, thotë ai.

Sipas kreut të sindikatave të pavarura në Shkodër, Albert Tuka, rreth 40% e biznesit të vogël ka falimentuar por dhe pjesa tjetër është drejt asaj rruge për shkak të mungesës së fuqisë blerëse.

Referuar shifrave nga drejtoria e Tatimeve, më shumë se 2 mije biznese të vogla në qytetin e Shkodrës kanë kaluar në status pasiv.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026