Deputetja e PD-së zbulon datën e gjyqit për vendosjen e traut në Divjakë
Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori deklaroi se të hënë do të zhvillohet seanca e parë e gjyqit për vendosjen e traut në Parkun e Divjakës, pas padisë së bërë prej saj.
Në emisionin “RinON”, Dhori u shpreh se nëse nuk pezullohet vendosja e traut, do të vijojnë protestat.
“Unë mendoj që nuk do të ketë tentativa të tjera për rivendosjen e atij bllokimi, që është një bllokim në një rrugë nacionale të Shqipërisë. E kanë depozituar një javë më parë padinë time dhe ditën e hënë ne kemi seancën e parë të gjyqit, pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë.
Besoj që SPAK, gjykata do duhet të pezullojë vendosjen e traut. Nëse nuk ndodh do duhet që të mos ta lejojmë ne fizikisht me praninë tonë aty”, theksoi ajo.
Banorët e Divjakës protestuan disa javë më parë, pasi kundërshtuan vendosjen e traut në park duke detyruar çdo vizitor që të paguajë një tarifë të caktuar për të hyrë brenda tij.
Sipas vendimit të ministrisë, çdo vizitor detyrohet të paguajë 50 lekë të reja, ndërkohë për automjetet është vendosur një tarifë prej 150 lekësh të reja.
LEXONI GJITHASHTU
Për çfarë premtimesh s’e mbajti fjalën Bardh Spahia? Ulqinaku përgjigjet në RinVote
Ismail Uka: Ja përse do të fitoj zgjedhjet për bashkinë Dibër
Lavdrim Krrashi bën premtimin: Ja kur përfundon rruga e Arbrit
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq