Petro Koçi-Akil Krajës: Po vrisni edhe të vdekurit, jo vetëm të gjallët
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi ka debatuar me anëtarin e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Akil Kraja për situatën politike në vend, duke u ndalur veçanërisht te protesta e 6 dhjetorit.
Të ftuar në Euronews Albania, Kraja hodhi akuza ndaj qeverisë, ku tha se gjatë qeverisjes së tyre, janë fikur radarët për të lejuar kalimin e helikopterëve me drogë.
Ndërsa, Koçi u shpreh se akuza e Krajës është shumë e rëndë, teksa u përmend edhe rrëzimi i një helikopteri ushtarak në vitin 2016 në Liqenin e Shkodrës, ku mbetën të vdekur dy pilotë, për të cilën Kraja tha se u përdor për trafiqe.
Koçi deklaroi se Kraja po akuzonte dy dëshmorë dhe shtoi se opozita vret edhe të vdekurit, jo vetëm të gjallët.
Akil Kraja: “Sigurisht, ju keni shumë të drejtë zoti Koçi, e përsëris, të fiken radarët e NATO-s për të kaluar helikopterë me drogë, më duket e tmerrshme”.
Petro Koçi: “Nuk ka ndodhur kurrë që helikopterët, në kohën që ka qeveris Partia Socialiste të përdoren për shërbime personale dhe aq më pak për çështje trafiku siç e dëgjova. Është një akuzë shumë e rëndë.
Akil Kraja: “Nuk ra një helikopter në Shkodër në mos gaboj, nuk ju kujtohet? Sa helikopterë janë aktualisht funksionalë?”
Petro Koçi: “Ajo është një ngjarje që ka pasur viktima dhe duhet të kemi shumë kujdes. Përmende helikopterin që ka rënë në 2016 në Liqenin e Shkodrës dhe e lidhe me trafiqe. Po akuzon dy dëshmorë të atdheut për trafiqe. Bëj kujdes kur flet, vret edhe të vdekurit, nuk vret vetëm të gjallët. Nuk ka ndodhur kurrë që të fiken radarët për punë trafiqesh”.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë