Cili është mesazhi i protestës më 6 dhjetor? Flet anëtari i Këshillit Kombëtar të PD
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Akil Kraja thotë se protesta e 6 dhejtor ka vetëm një mesazh, se Shqipëria nuk e negocion në asnjë mënyrë integrimin euroatlantik dhe se në vend nuk po lejohet pluralizmi.
Në një intervistë për Euronews Albania, Kraja u shpreh se protesta ka si qëllim t’i tregojë partnerëve tanë evropianë që Shqipëria e do Evropën.
“Mesazhi është një dhe vetëm një. Shqipëria nuk e negocion në asnjë mënyrë integrimin euroatlantik. Ne nuk do të lejojmë kurrë që një qasje autokratike, një qasje anti-evropiane, një qasje që ka votuar disa herë, tentativa, draft ligje për të shtypur lirinë e shtypit.
Protesta ka një qëllim, t’i tregojë partnerëve tanë evropianë që Shqipëria e do Evropën, që opozita shqiptare është aty për të qenë garante që për normat evropiane, vlerat evropiane nuk do të negociohet. Dhe t’i prishim mundësinë për të gënjyer partnerët evropianë, një kryeministri, i cili nuk lë rast për të gënjyer shqiptarët”, theksoi ai.
Partia Demokratike ka njoftuar se qytetarët më 6 dhjetor do të grumbullohen sërish para Kryeministrisë.
Por edhe këtë të enjte, drejtuesit e policisë i komunikuan përfaqësuesve të Partisë Demokratike që zhvillimi protestës në atë pjesë të bulevardit nuk do të jetë i mundur.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë