Petro Koçi për protestën e 6 dhjetorit: Fryma berishiste në PD është shumë e fortë
Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi e sheh si një hap të gabuar, vendimin e Partisë Demokratike dhe opozitës në tërësi, për të protestuar më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koçi u shpreh se Berisha mund të ketë qenë emocional kur ka marrë këtë vendim.
Sipas tij, me protestën, Berisha kërkon të tregojë se e komandon ai Partinë Demokratike dhe mendon se kjo lidhet edhe me vendimin që gjykata pritet të japë për fatin e kësaj partie.
Koçi nënvizoi se shumica në PD mbështet Berishën. Ai shtoi se fryma berishiste është shumë e fortë në këtë forcë politike.
“Mendoj që është një hap shumë i gabuar i opozitës, sepse data 6 dhjetor, është datë shumë e rëndësishme jo vetëm për politikën shqiptare, por për marrëdhëniet e BE me Ballkanin Perëndimor dhe zgjedhja e Tiranës është një gjë shumë sinjifikative. Në raport me integrimin evropian, Shqipëria duhet të dëshmojë se ka unitet kombëtar. Mendoj që fillimisht duhet të ketë qenë shumë emocional kur e ka marrë vendimin. Kam vënë re një lloj dialektike, me kalimin e ditëve, për shkak edhe të mosbesimit të brendshëm në PD, figura të ndryshme besoj që kanë reaguar.
Kanë folur edhe për manifestim tani, ne e kemi me Edi Ramën, ka një lloj paqartësie. Kam përshtypjen se do të dëshmojë që Partinë Demokratike e komandoj unë, ka një lidhje edhe me vendimin e gjykatës. Unë besoj se në shumicë, PD e mbështet zotin Berisha, nga ajo që perceptoj, duket që shumica e anëtarëve të PD mbështesin Berishën. Fryma berishiste në PD është shumë e fortë. Është e pamundur për momentin të gjykosh se ka një shkëputje të PD nga berishizmi”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë