Kush preket nga fasha 800 kw? Eksperti sqaron vendimin e qeverisë
Eksperti i energjisë, Azmer Duleviç sqaroi në një intervistë për Euronews Albainia se 800 kw konsum mujor energjie përkthehet 92 mijë lekë të vjetra.
Ai shtoi se kushdo familje që konsumon më shumë se 92 mijë lekë të vjetra energji në muaj, preket nga fasha e re e energjisë.
“Çfarë do të thotë 800 kw, pra në sa lekë përkthehet? 800 kw konsum mujor do të thotë ajo familje që paguan faturën e energjisë 92 mijë lekë të vjetra. Kush paguan nga 0 deri në 92 mijë lekë të vjetra është nga fasha zëro deri në 800 kw. Kush paguan më shumë se 92 mijë të vjetra e ka tejkaluar fashën”, u shpreh ai.
Shumica e shqiptarëve mendojnë që vendimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë, vetëm për konsumatorët familjarë që tejkalojnë fashën me 800 KW, nuk është aspak efektiv.
Gjetjet e Barometrit tregojnë që 37% e shqiptarëve mendojnë se ky vendim nuk është aspak efektiv, 19 % mendojnë që është disi efektiv, 18.2 % e tyre janë neutral me përgjigjet e tyre dhe 8.7 % mendojnë që ky vendim është shumë efektiv.
Duke marrë parasysh nivelin e ekonomisë së Shqipërisë, qytetarët janë pyetur nga Barometri nëse vendimi për mbrojtjen e shqiptarëve nga kriza energjetike është brenda mundësive të qeverisë.
53.1 % e tyre mendojnë që qeveria ka bërë më pak se mundësitë që ka, 31% mendojnë që qeveria aq ka mundësi dhe 10.4% e tyre mendojnë që qeveria ka bërë më shumë se mundësitë që disponon.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet