Mjeku Pëllumb Pipero qetëson qytetarët: Jo çdo person me Covid-19 duhet të izolohet

24 Shtator 2020 | 14:35

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero, foli në Euronews Albania për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Pavarësisht shifrave, rasteve të reja dhe numrit të të vdekurve, z. Pipero konfirmoi se situata vijon të mbetet nën kontroll.

 “Unë besoj se situata pak a shumë është e njëjtë në të gjithë rajonin. Në parametrat aktualë është nën kontroll. Kemi ende të bëjmë me një virus me shumë të panjohura, por duke marrë në konsideratë rastet pozitive dhe rastet që shtrohen në spital, besoj se se po kjo pandemia brenda shumë gjerave anormale që ka, unë them se situata është nën kontroll”, tha ai.  

Ai tha se shoqëria ka reflektuar dhe është bërë më e ndërgjegjshme duke rritur masat mbrojtëse ndaj infeksionit të Covid-19.

“Edhe shqiptarët janë më të ndërgjegjësuar dhe më të kujdesshëm. Shoh më shumë njerëz që kërkojnë të respektojnë rregullat. Gjithsesi duhet më shumë përgjegjësi në bare, lokale dhe atje ku zhvillohen aktivitete ekonomike”, tha ai.

I pyetur nëse shkollat duhet të qëndrojnë të hapura në rast se konfirmohen raste pozitive, z. Pipero ndau këtë mendim: “Shoh që ka një lloj paniku, qoftë nga prindërit dhe arsimtarët.  Shkollat duhet të vijojnë të jenë të hapura, pasi pa u hapur shkolla nuk hapet shoqëria. Një person që del pozitiv dhe pa shenja klinike, për mua nuk ka arsye të karantinohet. Mjafton të mbajmë maskën si personat e tjerë”, theksoi Pipero. 

Ai u shpreh se jo çdo person që del pozitiv duhet të izolohet, por vetëm ata që kanë shenja klinike. Gjithashtu, mjeku Pipero nënvizoi faktin se fëmijët janë kategoria e shoqërisë më pak e rrezikuar nga coronavirus, ndaj nuk duhet parë situata me panik e frikë.

 “Në raste kur kemi të bëjmë me një person kontakti, pa shenja klinike, për mua të vendosi maskën dhe të vijojë aktivitetin. Të gjithë duhet të respektojmë udhëzimet që dalin nga ekspertët. Shumë pak mund t’ua kalojnë sëmundjen të rriturve. Nuk duhet të vendosim fëmijët në panik. Ta heqim mendimin izolim për fëmijët. Pra, duhet ta shikojmë rast pas rasti”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026