Vrasja e gruas shtatzanë, Daci: Jemi një shoqëri e sëmurë në shumë drejtime
Avokati Jordan Daci thotë se karakterizohemi nga një shoqëri e sëmurë dhe potenciali i dhunës sa vjen e rritet, duke iu referuar ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku u vra një grua shtatzanë nga ish-bashkëshorti i saj.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Daci u shpreh se shoqëria, por edhe shteti nuk po reagon ndaj ngjarjeve të tilla të rënda.
“Ndjesia e parë që të jep është një shoqëri tepër e dhunshme që ne karakterizohemi dhe potenciali i dhunës në shoqërinë tonë sa vjen e rritet. Ky është një problem, këtë ndjesi krijon kushdo dhe sigurisht një shoqëri shumë e sëmurë në shumë drejtime, të cilat paduyshim prodhojmë viktima në vazhdimësi. Fatkeqësisht, ne si shoqëri dhe si shtet nuk po bëjmë asgjë për të minimimizuar efektet e këtyre sëmundjeve. Nuk është vetëm ky rast, të gjitha rastet të trondisin”, theksoi ai.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë në Kosovë, ku Hamide Magashi u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti Sokol Halili.
Mësohet se autori Sokol Halili u arratis në Davidovc të Shtimes. Pas lokalizimit të tij, policia fillimisht largoi anëtarët e familjes nga shtëpia, ndërsa i dyshuari nuk pranoi negocimin me policinë dhe qëlloi veten me pistoletë. Ai humbi menjëherë jetën.
Policia ka informuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me një karikator pa fishekë dhe një predhë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 09:02 U përjashtua nga Kupa e Botës, ndërron jetë arbitri holandez i akuzuar për abuzim seksual
- 09:01 4 të plagosur në sulmin amerikan në jugperëndim të Iranit
- 08:38 Jared Kushner i bashkohet takimit të donatorëve të BE-së për Gazën, çfarë përmban paketa 900 milionë euro
- 08:30 Dy tërmete të forta godasin Meksikën, sa ishte magnituda
- 08:22 Shkencëtarët zbulojnë depozitën më të madhe të arit në planet: Problemi është se është “e padukshme”
- 08:14 Macron: Franca do ta lejojë Ukrainën të prodhojë raketa franceze kruiz