Pele nga spitali: Qëndroni pozitiv, po shikoj Brazilin në Kupën e Botës!
Një nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Pele shqetësoi publikun pasi mësoi se ylli i futbollit ishte mbajtur në një spital në Sao Paulo, për shkak të komplikimeve nga një kancer në zorrë.
Shumë tifozë të futbollit në mbarë botën u trembën për gjendjen shëndetësore të brazilianit legjendar, i cili së fundi foli nga shtrati i spitalit duke falënderuar të gjithë për mesazhet e bukura dhe tha se po merr terapi dhe është plot optimizëm.
Ai u shpreh se po ndjek Kombëtaren e Brazilit në Kupën e Botës në Katar.
“Miq, dua që të gjithë të qëndroni të qetë dhe pozitivë. Do të doja të falënderoja të gjithë stafin mjekësor për kujdesin që më dhanë. Kam besim te Zoti dhe çdo mesazh që marr nga njerëzit në mbarë botën më jep energji”, ka shkruar Pele në profilin e tij në Instagram dhe ka shtuar:
“Po shikoj Brazilin në Kupën e Botës! Ju faleminderit të gjithëve!”.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat