Behgjet Pacolli: Nëse Xhaka dënohet për fanellën Jashari gjobën e paguaj unë

4 Dhjetor 2022 | 14:52

Biznesmeni Behgjet Pacolli deklaroi se nëse Granit Xhaka dënohet sepse veshi fanellën me mbiemrin Jashari në fund të ndeshjes me Serbinë, atëherë ai vetë personalisht do të paguajë gjobën.

“Nëse emri Jashari shqetëson FIFA-n apo botën dhe Granit Xhaka dënohet se ka mbajtur pas ndeshjes këtë emër të shenjtë, atë gjobë do ta paguaj personalisht unë, në emër të popullit shqiptar,” – shkroi Pacolli në faqen e tij në Facebook.

Biznesmeni tha se lajmin ja kishte bërë me dije dhe futbollistit, ndërsa i uroi fat kombëtares zvicerane në ndeshjen e radhës përballë Portugalisë.

Granit Xhaka veshi në fund të ndeshjes Zvicër-Serbi fanellën e shokut të tij Ardon Jashari. Sigurisht, mbiemrit Jashari në fanellë iu vesh një konotacion politik, gjë që futbollisti e mohoi.

Ai u shpreh se fanellën e veshi në respekt të shokut të tij, e sidoqoftë kjo nuk ka shmangur që Xhaka të jetë në qendër të kritikave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026