Mjeku i urgjencës: Të shpëtosh jetë është emocioni më i madh që përjetojmë

5 Dhjetor 2022 | 08:43

Mjeku i urgjencës në Elbasan Petrit Topuzi është shprehur se të shpëtosh jetë është emocioni më i madh që përjetojnë kur janë në detyrë.

I ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, Topuzi theksoi se në punën që bëjnë japin maksimumin e tyre.

“Kur jep ndihmën e parë, krijon një lloj emocioni, është një kënaqësi. Shpëton një jetë. Vetëm ne e përjetojmë një punë të paparë. Në bëjmë të pamundurën , japim maksimumin tonë për të shpëtuar jetë”-tha ai.

Ekipi i Urgjencës së Elbasanit ka asistuar në lindjen e një bebeje në kushte shtëpie. Fatmirësisht cdo gjë ka shkuar shumë mirë dhe më pas nëna me fëmiëjn janë dërguar në sital për kujdesin e mëtejshëm.

Lajmin e ka bërë me dije shefi i Urgjencës në Elbasan, Ergys Mici. Ai shkruan se kur shkuan në banesë konstatuan se procesi i lindjes kishte nisur dhe se nuk kishte më kohë për ta dërguar gruan që do sillte në jetë foshnjen në spital.

Bebi i lindur është vajzë dhe është fëmija i dytë i familjes. Dy prej pjesëtarëve të këtij ekipi ne i kemi sot në studio për të na treguar më shumë për këtë eksperiencë të rrallë edhe për ata vetë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024