Shkoi në balotazh me Alimehmetin, reagon Këlliçi: Do flas me votë

5 Dhjetor 2022 | 11:28

Kandidati i Partisë Demokratike në primaret e Tiranës, Belind Këlliçi ka reaguar pasi ai dhe mjeku Ilir Alimehmeti shkuan në balotazh pas zgjedhjeve të së dielës, 4 dhjetor.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai ka falenderuar ata që e votuan, ndërsa thekson se votat që ka marrë e inkurajojnë të mos e ndalojë punën.

Ndër të tjera ai thekson se do të punojë orë pas ore për çdo votë demokrati, në mënyrë që t’i përfaqësojë në përballjen e 14 majit.

Postimi i plotë:

Po e nis me një falenderim.

Faleminderit juve, që me shiun litar dhe në një ditë pushimi me familjen, dedikuat kohën tuaj për primaret e Tiranës!

Për thuajse një muaj, dyert tuaja ka qenë hapur për ne kandidatët. Për të na dëgjuar çdo fjalë, edhe kur emocionet nuk na kanë lejuar të shprehemi më mirë.

Personalisht jam përpjekur të gjej kohë për të takuar çdokënd, sepse për të fituar duhet të dëgjosh. Kur vjen radha për të folur, unë zgjedh të flas me votë. Ky është karakteri im. Rezultati e tregon më mirë se fjalët e mia.

Gara kërkonte që në 7 kandidatë, një prej tyre të merrte më shumë se gjysmat e totalit të votave. Me mbështetjen tuaj arrita në 48%. Ky është një mesazh inkurajues për të mos e ndalur punën. Do të shkojmë në raundin e dytë, për të bindur çdo demokrat, se ky proces është garancia më e madhe që opozita të ketë kandidatin e saj më të fortë në betejën e Majit.

Do të punoj orë pas ore për çdo votë demokrati, për t’ju përfaqësuar me nder në përballjen e madhe të 14 majit.

Ju falenderoj për të gjithë mbështetjen tuaj të pakursyer! E di se nuk mjaftojnë fjalët, prandaj do të flas sërish me votë, më 11 dhjetor.

Faleminderit që më vlerësuat! Primare të papara! Energji e jashtëzakonshme demokratësh! Respekt për të gjithë, e sidomos për të 6 kandidatët e tjerë në këtë proces! Jemi bashkë. Demokratë e simpatizantë, vazhdojmë sëbashku.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026