Votues socialistë në Primaret e PD-së? Flet Eno Bozdo
Sekretari Organizativ në Partinë Demokratike, Eno Bozdo nuk e përjashton mundësinë që socialistët të kenë votuar në Primaret e PD-së.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bozdo u shpreh se teorikisht kjo mund të ketë ndodhur, por nënvizoi se ata kandidatë të cilët kanë pretendime, duhet t’i kenë të faktuara.
“Të gjitha, teorikisht janë të mundura. Ne kemi pasur edhe një qëndrim politike dje për këtë çështje. Kuptohet, dje temperatura ka qenë shumë e lartë sepse kandidatët kanë qenë në garë. E rëndësishme është që Komisioni Elektoral pranë Partisë Demokratike shërben si Gjykatë e Shkallës së Parë.
Kjo do të thotë që të gjithë ata që kanë pretendime, duhet të vijnë me këto pretendime dhe mundësisht të jenë të faktuara. E gjitha kjo është teorike. Nëse pretendimet influencojnë rezultatin e garës ose jo, ne do të vendosim rast pas rasti”, theksoi ai.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe mjeku Ilir Alimehmeti janë dy kandidatët të cilët do të garojnë në balotazh të dielën e 11 dhjetorit në Primare.
Pas numërimit të votave, rezultoi se asnjë nga 7 kandidatët, nuk mori mbi 50% të votave dhe sipas rregulit të përcaktuar në Partinë Demokratike, dy më të votuarit do të kalojnë në balotazh, për të përcaktuar fituesin.
Më i votuari nga kandidatët ishe Belind Këlliçi, i cili mori 4040 vota, i ndjekur nga Ilir Alimehmeti me 2196 vota. Gerti Bogdani u rendit i treti me 1819.
LEXONI GJITHASHTU
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje