Turistët frekuentojnë Voskopojën, rezervimet për fundvit të mbyllura
Voskopoja vazhdon të presë me qindra turistë çdo fundjavë. Në këtë sezon ata që vizitojnë këtë fshat turistik janë turistët vendas, të cilët janë kthyer në pushues besnikë të fshatit të gurtë.
Edhe pse ende jo e mbuluar nga bora, Voskopoja vazhdon të jetë destinacioni kryesor i pushuesve.
Këtë fundjavë rrugët e kalldrëmta kanë qenë të populluara nga turistët.
“Ne jemi nga Fieri, kemi 3 ditë në Voskopojë, unë kam qenë dhe here te tjera, vijmë vit për vit në Voskopojë. Çmimet mirë”, u shpreh një turist.
“Vijmë nga Durrësi. Është shumë bukur, ambienti shumë i këndshëm, mikpritja pa diskutim dhe gjithçka perfekte. Jemi një nga ndërmarrjet e qytetit të Durrësit, plot 50 veta. Ne vijmë shpesh por këtë vit kemi ardhur dy herë për shkak se na ka pëlqyer shumë”, tha një tjetër pushuese.
Rreth 90% e shërbimit të hoteleri turizmit ka qenë i rezervuar fundjavat e fundit, ndërkohë qe për festat e fundvitit të gjithë hotelet janë të rezervuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës