“Shmangu përplasjen”, Baton Haxhiu tregon pse nuk vjen Kurti në samit
Analisti Baton Haxhiu tha në një intervistë për Euronews Albania se Albin Kurti nuk do të vijë personalisht në samitin e së martës në Tiranë për të shmangur një përplasje publike me Aleksandër Vuçiç.
“Nëse do duhej të kishte takim me Vuçiçin ku do të nënshkruhej një para-marrëveshje, nuk duhet të kishte ikur nga përgjegjësia. Unë mendoj që Kurti ka ikur nga përgjegjësia e vetë, nuk ka dashur të krijojë përplasje publike me Vuçiç. Punët e vrazhda që nuk kanë peshë ia lënë Vjosa Osmanit”, u shpreh ai.
Kosova do të përfaqësohet në samit nga presidentja Vjosa Osmani.
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka vendosur që të marrë pjesë në samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë dhe është nisur drejt kryeqytetit shqiptar.
Vuçiç pret që të ketë ndonjë përfitim nga qëndrimi i tij në Tiranë, teksa shtoi se nëse nuk do merrte pjesë, do të kishte një dëm të madh për vendin, shkruan Euronews Serbia.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet