Ndriçim Babasi tërhiqet nga balotazhi i primareve në Krujë
Ish-deputeti Ndriçim Babasi, kandidat i PD për primarët në bashkinë Krujë është tërhequr nga gara.
“Arsyet janë shumë të thjeshta dhe kuptimplota që t’i hapim rrugë demokracisë, të forcojmë PD dhe t’i japim prioritet fitores së datës 14 maj 2023”, shkruan në kërkesën e tërheqjes Babasi.
Në Krujë nga 584 vota në total 4 prej fletëve janë shpallur të pavlefshme. Dy kandidatët më të votuar ishin Ndriçim Bajram Babasi me 346 vota dhe Agron Loka me 548 Loka.
Gara ka shkuar në balotazh pasi asnjëri prej tyre nuk ka arritur të sigurojë 50% të votave.
Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë mësuan dje emrat e 48 kandidatëve që do të përfaqësojnë koalicionin opozitar përballë maxhorancës socialiste në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Nga raundi i parë i procesit të primareve, vetëm 8 bashki nuk zbuluan emrat e kandidatëve dhe do të shkojnë në balotazh. Në Tiranë, Fier, Librazhd, Dibër, Sarandë, Mirditë, Mat dhe Krujë demokratët do t’i drejtohen sërish kutive të votimit për të zgjedhur kandidatin që do të garojë në 14 maj.
Më 11 dhjetor është përcaktuar data e balotazhit për këto 8 bashki.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin