‘Ishin fshirë listat’, Dogjani për Primaret në Kamzë: U abuzua me procesin
Kandidati për Primaret e Partisë Demokratike në Kamzë, Asllan Dogjani thotë se ky proces pati parregullsi dhe abuzime.
Në një intervistë për Euronews Albania, Dogjani u shpreh se kishte një fshirje të madhe të listave të simpatizantëve, por edhe anëtarëve të Partisë Demokratike.
“Ajo që dua të them, në këto primare që për herë të parë zhvillohen në Shqipëri, unë sigurisht që kam menduar që nuk do të shkojë perfekt, sepse bëhen për herë të parë brenda një Partie Demokratike. Por nuk e kam menduar që mund të shkohet deri atje që të abuzohet me votë. Unë nuk flas asnjëherë pa prova. Unë i kam të dokumentuar në procesverbale. Kur kam hyrë në garë, kam hyrë për të fituar, por natyrisht që unë pranoj edhe humbjen, i jap dorën kur më mund me rregulla të barabarta.
Dihej që në momentet e para, kemi konstatuar një çorientim, një fshirje të madhe të listave të simpatizantëve, por edhe anëtarëve të Partisë Demokratike, kryetarëve të seksionit dhe grupseksionit. Mendova që problemi i listës ishte problem teknik. Mendova disa herë të tërhiqem nga gara, por do më thonë e kanë paragjykuar garën. Kam marrë dje 1554 vota, i falenderoj pa masë ata qytetarë, edhe ata që votuan kundër, por nuk falenderoj ata që kanë abuzuar me procesin”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
- Bumçi: Kandidatët për deputetë do zgjidhen me votë nga demokratët
- Balluku e vendosur: Do vijojnë shembjet dhe konfiskimet e ndërtimeve pa leje
- 730 gazetarë dhe 14 delegacione sot në Tiranë, Belinda Balluku jep detajet e samitit
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:33 I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së