“Protesta, oksigjen për militantët”, Ferhati: S’ka arsye të bëhet ditën e samitit
Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati e cilësoi protestën e Sali Berishës si oksigjen për demokratët.
Ajo tha se ishte e pashpjegueshme se si mund të protestohej në një ditë historike, kur liderët europianë dhe ata të Ballkanit Perëndimor zhvillonin samitin në Tiranë.
Sipas Ferhatit, mazhoranca socialiste iu ka dhënë jetë protestave gjatë viteve në pushtet dhe theksoi se ato janë gjithnjë të mirëseardhura duke qenë se përfaqësojnë demokraci, ama nënvizoi gjithashtu se duhet të ketë dhe një arsye pse ndodhin.
“Në gjithë botën ndodhin protesta në ditë samitesh, nuk është ndonjë lajm i ri, por për çfarë ndodhin. Ndodhin për çështje të cilat diskutohet në samit. Për shembull do të ketë një samit për klimën dhe ka grupe interesi nga shoqëria që protestojnë për politikat për klimën,” – u shpreh deputetja.
Në këto kushte, Ferhati tha se protesta e opozitës është thjesht oksigjen për militantët e vet dhe jo për arsye madhore.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 08:46 Një tërmet i fortë godet Indonezinë, sa ishte magnituda
- 08:41 Embolo dhe Ndoye e çojnë Zvicrën në 16-shen e fundit të Kupës së Botës, duke mposhtur Algjerinë
- 08:28 Përplasjet në protestën para Parlamentit, arrestohen 19 persona, procedohen 12 të tjerë
- 07:51 Vijojnë radhët e gjata në Kapshticë, pritje deri në tre orë
- 07:44 Zjarret në jug të Francës, 3000 persona evakuohen nga destinacionet turistike, jahti përfshihet nga flakët në port (VIDEO)
- 07:38 Portugalia fiton superndeshjen, Kroacisë i anulohet një gol në fund