“Nesër të gjithë bashkë në bulevard”, Meta thirrje protestuesve
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgëzuar Partinë Demokratike për procesin e primareve, ndërkohë ka bërë thirrje për protestën e nesërme të organizuar nga opozita.
“Shumë urime për Partinë Demokratike për procesin transparent, civilizues dhe në interes të demokracisë direkte të Primareve. Një hap i madh përpara! Nesër të gjithë bashkë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në mbrojtje të Kushtetutës, lirisë dhe demokracisë”, shprehet Meta në një postim në rrjetet sociale.
Një ditë më parë u zhvillua procesi i primareve në Partinë Demokratike.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe mjeku Ilir Alimehmeti janë dy kandidatët të cilët do të garojnë në balotazh të dielën e 11 dhjetorit në Primare.
Pas numërimit të votave, rezultoi se asnjë nga 7 kandidatët, nuk mori mbi 50% të votave dhe sipas rregulit të përcaktuar në Partinë Demokratike, dy më të votuarit do të kalojnë në balotazh, për të përcaktuar fituesin.
Më i votuari nga kandidatët ishe Belind Këlliçi, i cili mori 4040 vota, i ndjekur nga Ilir Alimehmeti me 2196 vota. Gerti Bogdani u rendit i treti me 1819.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
Berisha: Në urgjencat e spitaleve të Tiranës, rezulton që nuk ka asnjë polic të lënduar
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 09:52 Jep dorëheqjen kryeministri i Moldavisë, Alexandru Munteanu. Rrëzohet dhe qeveria
- 09:50 SHBA refuzon rinovimin e marrëveshjes me Kanadanë dhe Meksikën, pritet të hapen negociata të reja tregtare
- 09:43 Zyrtarët amerikanë: Izraeli planifikoi të vriste negociatorët kryesorë të Iranit gjatë bisedimeve të paqes
- 09:39 Numri i rasteve të konfirmuara me Ebola në Kongo rritet në 1,460
- 09:37 Autobusi i pasagjerëve bie në përrua, të paktën 40 të vdekur të paktën në Pakistan
- 09:28 Ceremonia mortore e Ajatollah Ali Khameneit, Irani paralajmëron SHBA-në dhe Izraelin: Mos gaboni të sulmoni