‘Në Divjakë nuk ka përleshje për lekë’, Braçe: S’jam unë deputeti me resort në park

5 Dhjetor 2022 | 20:10

Deputeti socialist Erion Braçe tregoi fillimet e vendimit për taksimin në parkun e Divjakës. Në përgjigje të deputetes demokrate të Divjakës, Ilda Dhori, Braçe nga foltorja e Kuvendit u shpreh se vendimi në fjalë duhet të kishte dalë 2 vjet më parë po u kthye 6 herë mbrapsht nga ana e tij si zv.kryeministër.

Sipas Braçes, vendimi përfundimtar ka përjashtuar nga tarifa banorët vendas dhe ka lënë të lirë vendndodhjen e aksesit të kontrollit.

“Në Divjakë nuk ka asnjë përleshje për lekë midis pushtetit. Ato që thuhet se janë para që merren nga parku janë para për të hipur në kullë, për të hipur në varkë, jo për të hyrë e dalë nga parku, për të parkuar makinën në brezin e rërës se bashkia që e administron kryen edhe pastrimin e tij. Se unë nuk kam pallat brenda në park, nuk jam unë pushtetari që ka pallat në park, nuk jam unë deputeti që ka resort park, madje që ka vjedhur edhe një ishull të tërë”, tha Braçe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026