Ata që mikpresin samitin po merren me protestën tonë, thotë Berisha
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se ata që po merren me samitin e 6 dhjetorit, e kanë harruar atë dhe po fokusohen më shumë te protesta e opozitës në po të njëjtën ditë.
“Në thellësi, po ta marrësh, në fakt ata kanë frikë samitin, Europën, vlerat e saj. Të ngujuar tashmë në kodin e mafias, praktikat e mafias, ata çdo lloj drite i tmerron. Ndaj dhe po të keni vënë re ju, ai që mund ta quajmë me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve, hajduti i parë i Shqipërisë, ai e ka humbur toruan dhe vetëm merret me postblloqe dhe informacione se këtë rrugë po e bllokojmë, atë rrugë s’do e lejojmë, atë shesh do e bllokojmë, etj,” – tha Berisha.
Kryedemokrati u shpreh se protesta e cila do të zhvillohet në të njëjtën ditë kur liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit Perëndimor do të zbarkojnë në Tiranë, ka shpërqëndruar kryeministrin Rama.
Berisha u zotua se do të bëjnë çmos për të mbushur bulevardin dhe për të treguar para botës rrezikun që ka populli shqiptar nën qeverisjen e Ramës.
LEXONI GJITHASHTU:
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 19:51 Të shtëna me armë zjarri në Kurbin, plagoset 22-vjeçari në fshatin Gjorm
- 19:46 Presidenti i Kazakistanit ia thotë në sy Putinit: Ndalini luftimet në Ukrainë (VIDEO)
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026