Dritan Hila: Berisha do të tregojë që destabilizon vendin
Analisti Dritan Hila tha në “Now me Erla Mëhillin” se Sali Berisha me protestën e 6 dhjetorit do të tregojë që destabilizon vendin.
“Ky zotëria që do dali në protestë e ka të kotë që del se nuk është se po informon perëndimorët se çfarë ka ndodhur në Shqipëri dhe çfarë po bën Edi Rama në Shqipëri,” – u shpreh Hila i cili theksoi se të gjitha raportet e përfaqësive të tyre janë të ditura.
Sipas tij çfarë Berisha kërkon të tregojë me protestën nesër është se ai është faktor destabilizimi, por edhe këtu ka një problem, pasi ai nuk përfaqëson gjithë opozitën.
“Se ka brenda edhe Ilir Metën që thotë nuk do bëj protestë, por do bëj manifestim, ka brenda edhe fraksionin e Alibeajt dhe Bashës që nuk preferojnë të dalin, ka dhe aleatë të tjerë, kështu që ky po përfaqëson hallin e vet aty që del,” – u shpreh Hila.
LEXONI GJITHASHTU:
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
- 16:54 Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 16:18 “Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit
- 16:09 Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)
- 15:51 Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)