Kurti takohet nesër me Lajçak në Prishtinë

5 Dhjetor 2022 | 22:30

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më 6 dhjetor do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi Kurti-Lajçak do të nisë në orën 09:00, njoftoi Qeveria e Kosovës.

Vizita e Lajçakut në Kosovë do të zhvillohet një ditë pasi zyrtari i lartë i BE-së qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Lajçak tha se me Vuçiç diskutoi për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se me të dërguarin e bllokut foli për dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja, por edhe për problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lumir Abdixhiku voton në Prishtinë: Zgjedhjet janë festë e demokracisë

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar këtë të diel në zgjedhjet parlamentare, i shoqëruar nga bashkëshortja e...
13:38 | 07/06/2026

Djali i Hashim Thaçit: Presim që ndryshimi të ndodh

Pasardhësit e dy prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, Endrit Thaçi dhe Klestor Veseli kanë votuar ditën e sotme...
13:30 | 07/06/2026

Bedri Hamza voton me familjen: Dilni në votime, sot vendosim për katër vitet e ardhshme

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka ushtruar të drejtën e votës këtë të diel, së bashku me familjen e tij,...
12:23 | 07/06/2026