Idajet Beqiri: Në interes të popullit shqiptar samiti, jo protesta

6 Dhjetor 2022 | 08:54

Avokati Idajet Beqiri është shprehur se samiti BE-Ballkan Perëndimor është në interes të popullit shqiptar dhe jo protesta që pritet të zhvillohet nga opozita.

Në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Beqiri tha se samiti është një eveniment historik që zhvillohet në Tiranë.

“Ky është një eveniment historik që bëhet për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Ky samit nuk bëhet rastësisht në Tiranë, bëhet sepse ky vend ka prodhuar gjatë kësaj kohe siguri, stabilitet, diplomaci të qëndrueshme dhe properëndimore, e për rrjedhojë kjo duhet të na bëjë krenar. Arsyet pse mblidhet ky samit janë të jashtëzakonshme për shqiptarët dhe për Ballkanin Perëndimor. Në interes të popullit është Samiti dhe jo protesta e zhvilluar nga opozita”- tha Beqiri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024