Pamje nga vendi i ngjarjes ku u dhunua Berisha, ekspertët nisin hetimet

6 Dhjetor 2022 | 13:52

Kanë nisur hetimet për incidentin që ndodhi këtë të  martë pak metra poshtë selisë së PD-së ku kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Autoritetet kanë rrethuar vendin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa ekspertët po kryejnë ekzaminimet.

Ishte Gerti Shehu, 31-vjeç i cili sulmoi Berishën teksa ky i fundit ishte duke marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për të marrë pjesë në protestë.

Pamje nga vendi i ngjarjes

31-vjeçari goditi me grusht në fytyrë Berishën duke e gjakosur. Ai u ndalua menjëherë nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u dhunua nga mbështetës dhe simpatizantë të PD-së.

31-vjeçari u shoqërua nga policia dhe ndërkohë po merr mjekim në spitalin e Traumës.

Ndërkohë incidenti që ndodhi nuk ka penguar zhvillimin e protestës, ku dhe vetë Berisha edhe pse me plagë të lehta është ngjitur në podium dhe ka mbajtur fjalimin e tij.

Goditja që iu bë Berishës ka sjellë reagime të shumta.

Pamje nga vendi i ngjarjes

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026