Abuzimet me fondet në zgjedhjet e 25 prillit, KQZ gjobit PS-PD dhe disa parti
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka propozuar vendosjen e gjobave, kundrejt disa partive politike, pasi kanë abuzuar me fondet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021.
Në fjalën e tij gjatë seancës së sotme të KQZ-së, kreu i këtij institucioni, Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Socialiste do të gjobitet me 5.5 milionë lekë, ndërsa Partia Demokratike me 700 mijë lekë.
Partia e Lirisë, ish-Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk ka marrë gjobë dhe është e vetmja forcë politike me raport të rregullt.
Partitë e tjera që janë gjobitur:
Partia Demokristiane me 100 mijë lekë,
Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar me 600 mijë lekë,
Partia Lëvizja e Legalitetit me 500 mijë lekë,
Partia Republikane me 500 mijë lekë,
Partia Balli Kombëtar Demokrat me 500 mijë,
Partia Nisma Thurje me 600 mijë lekë,
Partia Bindja Demokratike me 600 mijë lekë,
Partia Lëvizja Demokratike me 600 mijë lekë,
Partia Social Demokrate me 600 mijë lekë,
Partia Balli Kombëtar me 600 mijë lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje