Pse Vuçiç doli i humbur dje? Analisti Daci zbulon çfarë ndodhi brenda samitit
Analisti Alban Daci deklaroi se Serbia doli e humbur nga samiti BE-Ballkani Perëndimor, që u zhvillua ditën e djeshme në Tiranë.
Në një intervistë për Euronews Albania, Daci nënvizoi se Vuçiç priste që BE të thoshte se Kosova po shkel tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Serbisë, por diçka e tillë nuk ndodhi.
“Një lider si Vuçiç nuk i tradhton asnjëherë interesat kombëtare për interesa personale, këtë ta kesh të garantuar. Ajo që ka shumë rëndësi dhe është fatkeqësi që klasa politike shqiptare nuk po e kupton momentin e artë të Shqipërisë. Kemi 5 shekuj që duam të shkojmë në BE dhe ishte një ditë e vetme që BE erdhi te ne. Në lidhje me politikën evropiane dhe qëndrimet perëndimore, përveçse problemit të fundit me non-grata, Shqipëria gjithmonë ka qenë koherente dhe ky është një fat i madh.
E humbur në këtë rast është Serbia, e cila për shkak të problemeve të psiokozës së të kaluarës nuk po shërohet dhe vazhdon të ketë një qëndrim me Rusinë. Vuçiç doli i humbur dje sepse nuk mori atë përgjigje që pretendonte, që Kosova po shkel tërësinë territoriale dhe sovranitetin e Serbisë. Nga ana tjetër, Serbia nuk mund të mungojë në BE dhe deklarata më e mençur në këtë samit kundrejt Vuçiç, ishte ajo e Kroacisë, që tha se Serbia dhe Vuçiç nuk mund të vazhdojnë me dy këmbë, një me BE dhe një me Rusinë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)
- 08:20 Ushtria e Jordanisë rrëzon tre raketa të lëshuara nga Irani
- 08:14 Amnistia Penale, 60 të dënuar lirohen nga burgu i Drenovës
- 08:13 “Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet