Tenis, French-Open do të lejojë nga një mijë spektatorë për ndeshje pavarësisht pandemisë
Federata Franceze e Tenisit reduktoi të premten numrin e spektatorëve që do të lejohen në turneun e mirënjohur të French-Open në Roland Garros.
Për shkak të masave anti-Covid, impianti sportiv prej 11,500 spektatorësh do të presë vetëm 1 mijë persona, ndërkohë që Grand-Slam-i që zakonisht mbahet në maj apo qershor do të zhvillohet nën masa të shtuara higjiene prej së dielës së 27 shtatorit e deri më 11 tetor.
Disa ditë më parë në Shtetet e Bashkuara u zhvillua US-Open dhe autoritetet nuk lejuan spektatorë. Por në Francë është menduar ndryshe edhe pse vetë federata është shprehur e penduar që e ka ulur deri në 1 mijë numrin e lejuar të publikut – propozimi fillestar ishte për 5 mijë spektatorë.
Ky do të jetë edicioni i 89 i French-Open, që zhvillohet në Roland-Garros. Eventi që ka çmimin e madh prej 38 milionë eurosh shpërblime është fituar më së shumti nga Rafael Nadal.
Spanjolli ka mundur të shpallet 12 herë kampion duke merituar nofkën “Mbreti i fushave me dhe”.
Tridhjetekatërvjeçari synon të barazojë kampionin zviceran Roger Federer me 20 tituj Grand-Slam në karrierë.
Por vlen të thuhet se turneu i këtij viti është ndryshe, jo vetëm prej Covid-19.
Fusha do të jetë e lagësht, e rrëshqitshme dhe kjo do të bëjë që topi të jetë më i rëndë dhe më vështirë i parashikueshëm. Ndaj lojtarëve do t’u kërkohet të shpenzojnë më shumë energji.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve