Amnesty Internacional: Të moshuarit janë më të rrezikuarit nga bombardimet ruse

7 Dhjetor 2022 | 15:06

Lufta në Ukrainë po rëndon më shumë personat e moshës së tretë. Ky është konkluzioni i një raporti të ri nga Amnesty International. Kjo kategori rrezikon të vritet ose lëndohet dhe është më e prekura nga shpërnguljet, tregon Laura Mills për Euronews.

“Ata po mbeten pas shpesh në zona që janë në shënjestrën e sulmeve ruse. Ndryshe nga kategori të tjera, ata nuk mund të strehohen në streha kundër bombave ose gjetkë, ndaj shpesh strehohen në shtëpitë e tyre, që i vendos ata në rrezik të lartë vdekjeje apo plagosjeje. Kur ata shpërngulen, ata kanë vështirësi në strehim, shpesh jetojnë në varfëri, kanë aftësi të kufizuara, gjë që e bën më të vështirë gjetjen e strehimit për ta”, u shpreh Laura Mills, hulumtuese në Amnesty International.

Thuajse 1/4 e popullsisë së Ukrainës janë mbi 60 vjeç. Zyra e Komisionerit për të Drejtat e Njeriut në OKB thotë se në periudhën shkurt-shtator, kjo kategori moshe përbënte 34% të civilëve të vrarë në luftë.

Amnesty i bën thirrje shteteve të tjera të lehtësojnë evakuimin e personave të moshuar dhe gjithashtu nxit organizatat ndërkombëtare të bashkëpunojnë me autoritetet ukrainase për t’i mbështetur ata financiarisht.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026