Fevziu: Unë, Blushi dhe Shkullaku gjithë natën zgjuar për 100.000 kopje të gazetës
Gazetari Blendi Fevziu kujtoi në Euronews Albania momente nga themelimi gazetës Rilindja Demokratike, e para gazetë e lirë pas më shumë se 70 vjetësh në vend.
Fevziu tregoi një foto nga momenti i daljes së kopjes së parë të RD, ndërsa risolli në vëmendje se si ai bashkë me studentë të tjerë në atë kohë si Ben Blushi e Armand Shkullaku prisnin daljen e kopjes së parë të gaztës, që siç tha u shumëfishua dhe u shpërnda dorë më dorë.
“Është momenti kur del kopja e parë e gazetës, e para gazetë e lirë pas 70 e ca vitesh në Shqipëri. Preç Zogaj, që ishte drejtori i grupit themelues të këshillit botues ka hapur kopjen e parë të gazetës. Fotoja është marrë nga filmimi i një videoje të xhiruar nga Agim Buxheli. Këtu unë kam qenë bashkë me Armand Shkullakun dhe Ben Blushin gjithë natën për të përgatitur daljen e numrit të parë të gazetës. Ka qenë diçka e pa llogaritur në atë. Gazeta ka dalë në 100 mijë kopje dhe brenda darkës ishte shumëfishuar dhe shpërndahej dorë më dorë. Ishte një moment historik nga ato momente që nuk përsëriten më dhe nuk janë meritë e njerëzve, janë meritë e kohës”, tregoi Fevziu.
Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë. Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë iniciatorë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.
Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, të rinjtë kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore dhe të shtetit të së drejtës; integrimin në Europë dhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta