“Inat personal me Berishën”, Gert Shehu dëshmi kontradiktore para hetuesve

9 Dhjetor 2022 | 10:30

Këtë të premte në orën 12:00 do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore për Gert Shehun, personin që goditi kreun e PD-së, Sali Berisha.

Prokurori Dritan Nushi pritet të kërkojë për të riun masën e sigursë “arrest me burg”. Ndërkohë që vendimi pritet të merret nga gjyqtari Besnik Hoxha.

Gazetari Eni Ferhati raporton se Gert Shehu do të jetë i pranishëm në seancën e sotme.

Para hetueseve 31-vjeçari ka dhënë dëshmi kontradiktore, ku ndër të tjera është shprehur se e goditi Berishën për shkak se kishte inat personal me të.

Në asnjë moment ai nuk ka shfaqur shenja pendese për veprimin që kreu.

Nuk dihet nëse prokurori do të ketë të administruara edhe rezultatet e testit të drogës për të riun.

Sakaq, është kërkuar edhe vlerësimi psikologjik për të, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026