Evis Kushi e paditi për shpifje, GJKKO shpall të pafajshme Albana Vokshin
GJKKO ka shpallur të pafajshme deputeten Albana Vokshi, e cila ishte paditur për shpifje nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.
Lajmin e ka bërë vet Vokshi në një deklaratë për mediat, ndërsa ka kërkuar dhe dorëheqjen e Kushit nga detyra.
Deputetja e ka cilësuar ministren si të degradimit të arsimit, ndërsa u ka bërë thirrje prindërve që të bashkohen me përpjekjet e opozitës për të shpëtuar të ardhmen.
“Gjykata më dha të drejtë. Më shpalli të pafajshme duke rrëzuar padinë e Evis Kushit. Ky është sinjali i parë i mirë që vjen nga drejtësia. Shpresoj të mos jetë rast i izoluar. Drejtësia të përballet me shantazhet dhe dhunën që ushtron pushteti. Shkatërrimi i arsimit është një nga krimet më të mëdha të qeverisë Rama. Shumë prindër nuk besojnë më te arsimi shqiptar. Përgjegjës për këtë janë Edi Rama dhe Evis Kushi.
Meqënëse nuk pres vendimmarrje nga Rama, sot i kërkoj Evis Kushit të japë dorëheqjen sot pasi është shkaktare e degradimit të arsimit. Duhet të shpëtojmë fëmijët e të ardhmen. Shkatërrimi i arsimit ka pasoja për të ardhmen e shoqërisë shqiptare ndaj duhet të bashkohemi për të ndalur këtë qeveri anti-shqiptare. Ftoj çdo prind që të bashkohet me përpjekjet tona për demokraci”, tha Vokshi.
Kushi e kishte paditur pas denoncimit që bëri Vokshi për shpërndarjen e tezave të provimit për mësuesit e arsimit parauniversitar. Sipas saj, teza e pyetjeve kishte dalë disa orë para provimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur