Kriza ekonomike tejkalon partitë, edhe socialistët të pakënaqur me masat e qeverisë
Jo vetëm opozita, por edhe votuesit e majtë mendojnë se paketat e ndihmës e dhënë nga qeveria nuk u shërben familjeve në nevojë dhe pensionistëve me 65.4%, ndërkohë që 89.6% e atyre që besojnë se masat janë të pamjaftueshme janë votues të së djathtës.
Ndërsa tek ata të cilët mendojnë se qeveria ka bërë sa ka pasur mundësi mbizotërojnë votuesit e majtë me 63.7%, ndërsa të djathtët vetëm me 10.7%.
Por ajo që tërheq vëmendjen është fakti se shqiptarët nuk kanë besim as tek opozita. 29.2% e shqiptarëve mendojnë se po të ishte opozita në pushtet, masat që do të merrte nuk do të ishin efektive. 21.5% e tyre mendojnë se do të ishin pak efektive, 18.3% mendojnë se do të ishin disi efektive dhe vetëm 8.6% mendojnë se do të kishin efektive. Ndërkohë që 22.4% nuk kanë shprehur një opinion për opozitën, duke u përgjigjur nuk e di.
73.8% e atyre që mendojnë se nuk do të ishin efektive janë votues të Partisë Socialiste. Ndërsa tek ata që besojnë se do të ishin efektive mbizotërojnë votuesit e djathtë, me 72.6%.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh



