Mandati i Yuri Kim, nga reforma në drejtësi tek përplasjet me politikanët

9 Dhjetor 2022 | 23:05

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim mbërriti në vendin tonë më 22 janar 2020.

Shefja e diplomacisë së Uashingtonit në 3 vite qëndrim në Tiranë ka pasur në fokus reformën në drejtësi.

Në daljet publike apo intervista televizive, ambasadorja ka theksuar rëndësinë e kësaj reforme për vendin që ajo përfaqëson.

“Për qeverinë amerikane, reforma në drejtësi në Shqipëri mbetet përparësi dhe për mua personalisht, mbetet një përparësi dhe kam në plan t’i kushtoj gjithçka mundem për ta bërë realitet”, shprehej Kim në maj 2020.

Gjatë ushtrimit të detyrës në kryeqytetin shqiptar nuk kanë munguar as përplasjet në distancë me politikanët. Pas shpalljes së Sali Berishës non grata nga DASH, Yuri Kim pati qëndrime të forta në publik për kryetarin e partisë demokratike.

“Partia Demokratike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga komunizmi. Në fakt, do të ishte një ironi historike, por edhe tragjike nëse partia do të duhej të hante bar për hatër të një deputeti të saj”, deklaroi ambasadorja pas shpalljes non grata të Sali Berishës.

Kjo nuk ka qenë e vetmja përplasje. Diplomatja amerikane ka pasur tensione edhe me Ilir Metën, gjatë kohës që ky i fundit ushtronte detyrën e Presidentit përpara zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit, kohë kur Meta i drejtohej qytetarëve për të marrë sfurqet dhe për të mbrojtur votën.

“Është e papranueshme për këdo që kërcënon se qytetarët do të marrin ‘sfurqet’ në 25 prill ose nëse nuk u pëlqen rezultati i zgjedhjeve. Këto kërcënime meritojnë dënim. Ata që nxisin dhunë do të mbajnë përgjegjësi për rezultatet e fjalëve dhe veprimeve të tyre. Ndal”, u shpreh Kim në 23 prill 2021.

Një ditë më parë Ministria e Jashtme njoftoi e kanë nisur procedurat e zëvendësimit të ambasadores Yuri Kim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026