Lapaj ironi me zv.ministrin: Vetëm botoksi nuk është rritur
Avokati Adriatik Lapaj dhe dhe zv.ministri i Financave, Besart Kadia debatuan në emisionin Barometri në Euronews Albania lidhur me krizën e çmimeve në vend.
Sipas Lapajt, situata e krijuar nga rritja e çmimeve ka bërë që një popull i varfër siç janë shqiptarët t’ia dalin vetëm duke kursyer.
“Se këta kanë edhe alibi, që çmimet janë rritur gjithandej, e vetmja gjë që u ka ngelur shqiptarëve është të shtrëngojnë rripin”, tha Lapaj.
Sipas zv.ministrit Kadia, qeveria është e vetëdijshme për faktin se inflacioni dhe rritja e çmimeve është një fenomen i keq, por siç tha, ai i ka ardhur vendin për shkak të faktorëve të jashtë.
Në përgjigje të kësaj, Lapaj ironizoi duke thënë se “këtu vetëm çmimi i botoksit nuk është rritur, çdo gjë tjetër është rritur”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje