Philips për Yuri Kim: Është minuar procesi, Ministria e Jashtme tregoi papjekuri

10 Dhjetor 2022 | 21:25

Drejtori i Institutit për paqen në Universitetin Columbia, David Philips, tha se Ministria e Jashtme me njoftimin që bëri për fillimin e procedurave për zëvendësimin e ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, tregoi papjekuri.

Në një intervistë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, se marrëdhëniet Shqipëri-SHBA janë të rëndësishme, duke shtuar se ky proces në këtë rast është minuar.

“Është roli i zëdhënësit të DASH. Është ji e zakonshme që të bëhet një lajmërim i tillë për largimin e ambasadores . Ky është një shembull i papjekurisë së Shqipërisë. Marrëdhëniet me SHBA-në janë shumë të rëndësishme dhe nuk duhet të minohet ky proces që duket se ka ndodhur në këtë rast”- tha ai.

Philips shtoi se qeveria shqiptare nuk i ndjek rregullat e DASH dhe nuk i zbaton ato dhe sipas tij kjo është mungesë respekti.

“Qeveria shqiptare nuk i ndjek rregullat dhe nuk i zbaton ato. Kjo tregon mungesë respekti për partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për SHBA, që është kritike për Shqipërinë. Zyrtarët shqiptarë kanë pasur informacione për sa i përket dhënies së këtij njoftimi. zyrtarë shqiptarë mund të kenë informacione më parë por kjo nuk do të thotw që duhet ta njoftojnë para DASH kjo tregon papjekuri nga ana e tyre”-përfundoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026