Mori 131 mijë euro rryshfet, GJKKO lë në burg ish-zyrtaren e OSHEE

11 Dhjetor 2022 | 11:12

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në burg ish-zyrtaren e OSHEE, Albana Ferraj.

48-vjeçarja, e cila u arrestua pak ditë më parë, pas dy vitesh në arrati, dyshohet se ka marrë shumën 131 mijë euro si rryshfet, për të favorizuar një kompani italiane, për një tender të zhvilluar në vitin 2016.

Kompania e favorizuar në procesin e tenderimit të zhvilluar në vitin 2016 është “Com Metodi”, s.p.a, me seli në Milano të Italisë.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me ligjin kanë favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane “Com Metodi” s.p.a  kundrejt ryshfetit prej 132 mijë euro.

Ndërsa Albana Ferraj, e cila ishte në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE, ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.

Kjo e fundit ka luajtur rol “kyç” në këtë skemë korruptive, duke krijuar marrëdhënie fiktive me kompaninë italiane dhe për të fshehur shumën e parave të përfituara ka përdorur një kompani të tretë.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026