Abuzimi me tenderët e OSSHE, GJKKO lë në fuqi kërkesat e SPAK për 4 zyrtarët

21 Tetor 2020 | 13:47

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, GJKKO ka lënë në fuqi kërkesat e SPAK për 4 zyrtarët e OSSHE që abuzuan me fondet.

Në bazë të këtij vendimi do të vazhdojnë të qëndrojnë në burg ish-drejtori i prokurimeve në OSSHE, Elis Bushati, Athinta Papa, Irma Dërguti, ndërsa ish-shefja e kabinetit të këtij institucioni, Albana Ferraj është shpallur në kërkim.

SPAK kishte lëshuar urdhër-arreste për 4 zyrtarët e OSSHE që akuzohen se kanë abuzuar me detyrën duke favorizuar një kompani italiane në një proces prokurimi kundrejt një shume prej 132 mijë eurosh. 

Kompania e favorizuar në procesin e tenderimit të zhvilluar në vitin 2016 është “Com Metodi”, s.p.a, me seli në Milano të Italisë.   

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Elis Bushati, Athinta Papa dhe Irma Dërguti, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, në kundërshtim me ligjin kanë favorizuar padrejtësisht kompaninë italiane “Com Metodi” s.p.a  kundrejt ryshfetit prej 132 mijë euro. Ndërsa Albana Ferraj, e cila ishte në rolin e drejtorit të Divizionit Tregtar dhe Drejtorit të kabinetit të OSHEE, ka marrë dhe arkëtuar këto përfitime.

Kjo e fundit ka luajtur rol “kyç” në këtë skemë korruptive, duke krijuar marrëdhënie fiktive me kompaninë italiane dhe për të fshehur shumën e parave të përfituara ka përdorur një kompani të tretë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026