Grupet kriminale serbe po na sfidojnë dhe janë fitues, thotë eksperti i sigurisë
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi thotë se grupet kriminale serbe në veri të Kosovës po sfidojnë shtetin dhe deri më tani, ata janë fitues.
Në një intervistë për Euronews Albania, Elezi u shpreh se duhet që këto grupe kriminale të arrestohen sa më parë.
“Institucionet tona të Republikës së Kosovës duhet të kenë kujdes në deklarimet e tyre sepse në mënyë të drejtpërdrejtë, cënojnë sigurinë. Ne nuk jemi në pozicionin e Serbisë, ku kemi nevojë të inkurajojmë apo të ngremë moralin për dhunë.
Ndaj, duhet të pranojmë faktin që në vazhdimësi, grupet kriminale, pavarësisht se janë grupe kriminale, po na sfidojnë dhe janë fitues. Në vend se ne të kemi arrestime të grupeve kriminale në kohë reale, ne sot i kemi bërë palë në diskutim”, theksoi ai.
Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiçit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri më 6 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta