Vuçiç: Serbët në Kosovë përballen me presione të mëdha
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se serbët në Kosovë përballen me presione të mëdha.
Deklaratën, Vuçiç e dha pas takimit me një serb i cili ka në pronësi një kantinë në Hoçë të Madhe në Rahovac, ku sipas tij, autoritetet në Prishtinë i kanë sekuestruar 42 litra verë, shkruan Euronews Serbia.
Vuçiç u shpreh se në Hoçën e Madhe është sulmuar e gjithë enklava, duke shtuar se “shërbëtorët serbë të Albin Kurtit” duhet ta dinë kur thonë se vera e vjedhur duhet të kthehet.
Ai ka paralajmëruar se Serbia do të ndihmojë serbët që jetojnë në Hoçën e Madhe.
Serbët lokalë në veri të Kosovës ngritën barrikada më 10 dhjetor, në shenjë kundërshtimi lidhur me arrestimin e Dejan Pantiçit, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Autoritetet në Kosovë thanë se ai kishte organizuar “sulmin terrorist” ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri, më 6 dhjetor.
LEXONI GJITHASHTU
Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente, askush mbi Republikën
Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve