A ka përçarje në Partinë Socialiste? Flet Taulant Balla
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se nuk ka përçarje brenda kësaj force politike.
Në një deklaratë për mediat, pyetur nga gazetarët në lidhje me përplasjet me deputetin socialist, Erion Braçe për një amendament për bujqësinë, Balla u përgjigj se duhet informuar më mirë për këtë çështje.
“E para, t’i ndajmë se duhet të informoheni më mirë, nuk ka bujk dhe tregtar amendament të rrëzuar. Ta sqaroj sepse jam shumë i kujdesshëm, e kemi diskutuar në mbledhjen e grupit, do ta diskutojmë edhe sot. Çështja që lidhet me paketën fiskale, ka pasur një amendament për një çështje që unë mendoj që është e drejtë. Mund të shihet në kuadrin e një pakete më të gjerë, e vërteta është që blegtoria shqiptare ka nevojë për shumë mbështetje.
Ajo që dua të bëj me dije, është që ka një propozim tjetër për një marrëdhënie tregtare mes grumbulluesve dhe fermerëve dhe kjo është një çështje që është duke u diskutuar në komisione dhe mendoj që komisionet duhet ta përmbyllim dhe të shkojmë në seancë plenare. Pastaj, vetëm pas dikutimit dhe me mbledhjen e grupit, mund të them edhe qëndrimin e grupit për këtë çështje”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024