Gara presidenciale në SHBA, Agim Nesho: Debat i mbushur me sharje të ndërsjella, Biden ishte fitues
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Agim Nesho tha për Euronews Albania se debati presidencial mes Joe Biden dhe Donald Trump pasqyroi luftën politike në SHBA dhe prodhoi atë që pritej nga përballja e dy filozofive krejt të kundërta.
Z. Nesho e cilësoi të papranueshme gjuhën e përdorur nga të dy kandidatët kundrejt njëri-tjetrit, çka bëri që sipas tij debati të ishte kaotik dhe të mos arrinte qëllimin për të cilin mbahet; shpalosja e alternativave qeverisëse nga kandidatët.
“Ishte më tepër kaotik. Nga shumë analistë u quajt si asnjëherë tjetër në historinë e debateve ku nuk u lejuan të ekspozoheshin qëndrimet e kandidatëve në politikat kryesore të ekonomisë, pandemisë apo çështje të tjera të rëndësishme.
Kishte një intensitet qëndrimesh shpesh fyerje, Biden e quajti kloun, Trump e ndërpriste atë dhe moderatorin. Një debat i tensionuar që sipas sondazheve vetëm 17 për qind amerikanëve kuptuan nga shpjegimet e kandidatëve rreth politikave të tyre drejtuese. Gjuha ishte e tepruar, jashtë çdo etike. por vetë debati ishte përgatitur në mënyrë të tillë nga Trump”, tha ish-ambasadori.
Për shumë njerëz debati u quajt i bezdisshëm tha z. Nesho ndërsa theksoi se sipas sondazheve ishte fituesi i debatit me një marzh shumë të ngushtë 48-41.
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk