FOTO/ Ky është 61-vjeçari që u vra për 1 mln lekë, urdhri u dha nga e dashura
Euronews Albania siguron foton e 61-vjeçarit Menduh Uldeda, i cili u vra në vitin 2017 për një borxh prej 1 mln lekë të rinj.
61-vjeçari u gjet pjesërisht i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar në Kodër Shupal, vetëm disa kilometra larg Tiranës, në rrugën e Arbrit.
Për ngjarjen e rëndë në prangat e policisë kanë rënë Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Besmir Karaj.
Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 1 milionë lekë të reja ndaj të dashurës Marjeta Karaj.
Kjo e fundit së bashku me të birin, Besmir Karaj, dhe shokun e tij Gazmir Ngota sapo zbuluan se ku ndodhej 61-vjeçari arritën ta fusnin me forcë në makinë dhe më pas e çuan në zonën e Alliasit, ku e rrahën.
Më vonë, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën.
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës