Shtyhet gjyqi ndaj numrit 2 të OFL, Artan Shkëmbi akuzohet për nxjerrjen e të dhënave sekrete në këmbim të parave
Zëvendësdrejtori i Operacionit “Forca e Ligjit”, i pezulluar nga detyra, Artan Shkëmbi u paraqit në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por seanca ndaj tij u shty.
Ai akuzohet për nxjerrje të të dhënave sekrete në lidhje me një procedim të nisur nga një agjenci e huaj ligjzbatuese.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha se seanca ishte shtyrë më kërkesë të vetë ish-drejtorit të OFL, por edhe avokatit të tij mbrojtës me argumentin se ata duhet të njihen me aktet e prokurorisë dhe vendimin e gjykatës që ishte marrë në mungesë dhe z. Shkëmbi nuk ka qenë në dijeni.
Masa a pezullimit nga detyra është marrë të dielën dhe i është komunikuar z. Shkëmbi ditën e hënë nga drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, Ardi Veliu. Seanca u vendos të zhvillohet nesër në orën 9 të mëngjesit.
Artan Shkëmbi, i cili deri këtë javë mbante detyrën e drejtorit të departamentit të hetimit në policinë e shtetit, akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe korrupsion pasiv, pasi ka dyshime nga SPAK se nxjerrja e të dhënave është bërë kundrejt pagesës monetare nga persona që kanë komunikuar me zyrtarin e policisë.
Lexoni gjithashtu:
Në hetim nga SPAK, zv. drejtori i OFL dyshohet për nxjerrje sekreti
Sëmuret drejtori i OFL-së, Artan Shkëmbi nuk paraqitet në komisionin e vetingut
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk