Memli Krasniqi: Zgjidhja e duhur për Kosovën, njohja e ndërsjellë me Serbinë

15 Dhjetor 2022 | 17:51

“Zgjidhja e duhur për Kosovën do të jetë vetëm njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Kështu u shpreh në një intervistë për Euronews Albania, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai u shpreh skeptik në lidhje me planin franko-gjerman, pasi në të, nuk përmendet njohja e ndërsjellë.

“Zgjidhja e duhur për Kosovën do të jetë vetëm njohja e ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Zgjedhja e duhur për Kosovën është anëtarësimi si shtet dhe anëtar në OKB. Zgjidhje për Kosovën do të jetë kur 5 shtetet ende mosnjohëse që janë anëtare të BE-së, do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Skepticizmi im përsa i përket versionit që unë kam parë të propozimit franko-gjerman, është pikërisht arsyeja që njohja e ndërsjellë nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023