‘Kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë’, kreu i PDK: Vuçiç s’duhet të merret seriozisht

15 Dhjetor 2022 | 17:32

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi thotë se deklarata e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ka thënë se do t’i kërkojë KFOR-it kthimin e 1 mijë forcave serbe në Kosovë, nuk duhet të merret seriozisht.

Në një intervistë për Euronews Albania, Krasniqi nënvizoi se ky veprim i Vuçiçit, nuk ka vlerë reale dhe se kjo bëhe vetëm për konsum të brendshëm në Serbi e për të rritur nacionalizmin.

“Nuk besoj, as që e meriton zoti Vuçiç në këto veprime teatrale që ai i ka zakon, të merret seriozisht. Normalisht, një kërkesë, një veprim i tillë tashmë ka bërë xhiron e lajmeve ndërkombëtare dhe është edhe një veprim shtesë që krijon perceptimin e tensionimit dhe jo vetëm perceptimin. Por një gjë e tillë as nuk mund të ndodhë dhe as nuk do të trajtohet asnjëherë seriozisht.

Gjithçka në raport me hyrjen e trupave të Serbisë në Kosovë ka përfunduar në qershor të vitit 1999 dhe asnjëherë më, asnjë ushtar i Serbisë nuk mund të hyjë në territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është thjesht një veprim për konsum të brendshëm në Serbi, është një veprim për të rritur zjarret  nacionaliste, që fatkeqësisht janë rritur kohët e fundit, po nuk ka asnjë vlerë reale dhe legale”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023